Ballina LAJME Kapshticë, doganieri i arrestuar për kontrabandë është kushëri i deputetit socialist

Kapshticë, doganieri i arrestuar për kontrabandë është kushëri i deputetit socialist

Doganieri Lulzim Kodra , 59 vjeç banues në Sovjan u arrestua për kontrabandë mallrash.

Kodra është djali i tezes së deputetit të PS në Pogradec, Ilir Xhakolli. Në pranga u vunë dhe 3 shtetas të tjerë si dhe u shpall në kërkim një tjetër për “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Nuk është hera e parë që arrestohet një i afërm i deputetit socialist. Më herët në pranga nga policia u vu Stefan Hila baxhanaku i deputetit socialist Ilir Xhakolli për kontrabandë gomash.