Ballina Aktualitet Kapshticë, dëbora në Greqi bllokon pikën doganore

Kapshticë, dëbora në Greqi bllokon pikën doganore

Reshjet e borës që kanë përfshirë gjithë Greqinë kanë sjellë pasoja edhe në pikën e kalimit kufitar, në Kapshticë. Që nga pasditja e djeshme, autoritetet greke nuk kanë lejuar hyrjen e automjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve, për shkak të bllokimit të rrugëve nga bora. Sipas burimeve, deri tani janë lejuar të hyjnë në territorin grek vetëm automjetet e vogla, që janë të pajisura me zinxhirë.

Duke parë situatën e rrugëve në zonën e Kapshticës, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin pikat e tjera kufitare për të udhëtuar drejt Greqisë, duke shmangur kështu Kapshticën.