“Kapriçot” e motit! Zbuloni parashikimin e meteorologëve për ditën e nesërme!

27

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e nesërme parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh.

Rreshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët të karakterit lokal deri në orët e mesditës, më pas reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila në orët e pasdites hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek. Temperaturat parashikohen:

zonat malore 13°C deri në 23°C
zonat e ulëta 14°C deri në 27°C
zonat bregdetare 14°C deri në 27°C