Kapet skifteri i tmerrshëm i Kamzës, vetëm 16-vjeç por kishte bërë “namin” duke vjedhur

0
2

Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga një 16-vjeçar, i akuzuar për disa vjedhje.

Blutë e Tiranës sqarojnë se i riu është arrestuar në flagrancë, ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe dy të tjerë.

Në vijim të veprimeve, Policia ka zbardhur edhe 9 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë, të kryera nga 16- vjeçari, në bashkëpunim me dy të mitur që ndiqen në gjendje të lirë.

Në prangat e Policisë së Shtetit është vënë A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzë, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mitur K. S., 16 vjeç dhe K. S., 13 vjeç, të dy banues në Paskuqan, Kamzë.

A. XH., 16 vjeç, i ndihmuar edhe nga dy të mitur 13 e 15 vjeç, kishte vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit K. O., brenda të cilit kishte një shumë parash, euro dhe paund.

Në momentin e bllokimit, Policia gjeti dhe sekuestroi 165 paund, 360 euro, 30800 lekë dhe një aparat celular.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se ata janë dhe autorë të dyshuar të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Kamzës dhe në Tiranë, në vende dhe kohë të ndryshme, në bashkëpunim me njëri – tjetrin.

Rastet e tjera të zbuluara nga polcia: 

Më 04.12.2018 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. S.

Më 26.01.2019 kanë vjedhur sende personale në banesën e shtetases F. XH.

Më datë 06.02.2019 kanë vjedhur sende shtëpiake në banesën e shtetases F. Xh.

Më 11.04.2019 i kanë vjedhur 180 euro, orendi shtëpiake dhe sende personale me vlerë shtetasit E. M.

Më 20.09.2019 i kanë vjedhur portofolin me shumën prej 20 mijë lekësh të reja shtetases L. P.

Më datë 05.10.2019 kanë vjedhur 2 automjete në pronësi të shtetasit T. A.

 Më 13.11.2019 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. M.

Më 13.11.2019 në banesën e shtetasit L. H kanë vjedhur shumën prej 18 mijë lekësh dhe 750 euro.

Më 10.12.2019 kanë vjedhur 80 mijë lekë të reja në banesën e shtetasit Sh. Gj.