Ballina Aktualitet Kapet në Itali i dënuari në Tiranë për trafik femrash

Kapet në Itali i dënuari në Tiranë për trafik femrash

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë ditën e sotme, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar për shkak të një dënimi të dhënë në Tiranë për trafik të qënieve njerëzore.

Arrestimi ka ndodhur në bazë të një urdhri të nxjerrë nga Gjykata e Tiranës, dhe është zbatuar në Lunano, atje ku i arrestuari banonte. Ai rezultonte i dënuar edhe për shfrytëzim prostitucioni, vepër penale kjo e ndodhur në periudhën kohore 2012-2013.

I arrestuari transportonte femra të mitura me origjinë nga Evropa Lindore, duke i dërguar për prostitucion në Itali.