Ballina Aktualitet Kapet banda italo-shqiptare, vidhnin makineri me vlerë 200 mijë euro

Kapet banda italo-shqiptare, vidhnin makineri me vlerë 200 mijë euro

Policia italiane ka vënë në dijeni kapjen e një bandë hajdutësh italo-shqiptare.

Në pranga janë vënë 7 persona italianë e shqiptarë të akuzuar për grabitje dhe kërcënim me zhvatje të disa makinerive të rënda pune, e të disa ekskavatorëve tip Caterpillar.

Çdo mjet i grabitur përllogaritet të ketë një vlerë prej të paktën 200 mijë euro dhe ndërkohë pritet që  komandanti i drejtorisë policore të Astit të japë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë operacion.