“Kapen” nga policia e Durrësit dy qytetarët nga Kukësi, qarkullonin me lëndë eksplozive gati për shitje

62

Është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Trajektorja” i zhvilluar nga policia e Durrësit.

Ky operacion bëri të mundur sekuestrimin e 29 kallëpeve me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore.

Gjithashtu janë arrestuar dy personat që do të shisnin këto mjete shpërthyese me vlerë 12 mijë euro.

Ata janë B. B., 42 vjeç dhe Sh. T., 31 vjeç, banues në Kukës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.