Kapen dhjetëra litra esenca dhe parfume kontrabandë në Tiranë. Arrestohet burri, procedohet bashkëshortja

40

Kapen dhjetëra litra parfume kontrabandë në Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash“ të shtetasit S. K, 31 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij.

Gjatë kotrollit të ushtruar në subjektin e tyre, në rrugën “Bardhyl”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 132 litra parfum dhe esencë parfumi, të depozituara në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura) të cilat dyshohej se ishte kontrabandë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.