Ballina Aktualitet Kapen 97,7 kg drogë në autobusin e linjës Sarandë-Athinë

Kapen 97,7 kg drogë në autobusin e linjës Sarandë-Athinë

Autobusi i linjës Saranë-Athinë është ndaluar nga policia greke sapo ka kaluar Kakavijën në vendin e quajtur Kallpaq.

Mësohet se në bagazhin e autobusit janë gjetur dy çanta që përmbanin 16 pako me 97,7 kg marijuanë, si edhe u sekuestruan 955 euro, dy dollarë, leje qarkullimi, dhe dy celularë.

Policia ka vënë në pranga shoferin shqiptar 34 vjeç dhe bëri të ditur se autobusi është në pronësi të një kompanie shqiptare.