Kanosje ndaj personit për të firmosur një kontratë huaje, arrestohen dy persona EMRAT

30

Dy persona të akuzuar për kanosje me qëllim marrjen e një shume parash, janë vënë në prangat e policisë së Pogradecit.

Nën akuzën e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, janë arrestuar Gëzim Memelli, 68 vjeç, banues në Tiranë dhe Enver Shaho, 46 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e së premtes, pasi dyshohet se më 20 gusht, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari.

Gjithçka me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të dyshuarit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë të reja.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.