Ballina Kronikë Kanosën dhe goditën me shkop bejsbolli një shtetas, dy në pranga

Kanosën dhe goditën me shkop bejsbolli një shtetas, dy në pranga

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit për kanosjen dhe dhunimin e një shtetasi.

Të arrestuarit janë shtetasit A.L., 59 vjeç dhe R.L.,  24 vjeç,  tëdy banues në Elbasan.

Sipas uniformave blu, të dy këta “për motive të dobëta në bashkëpunim, kanë kanosur dhe goditur me shkop bejsbolli shtetasin B.A., i cili është jashtë rrezikut për jetën”.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.