Ballina Aktualitet Kandidatja kërkon votat e popullit veshur me bikini me flamurin kanadez

Kandidatja kërkon votat e popullit veshur me bikini me flamurin kanadez

Një kandidate e pazakontë ka vendosur të garojë në zgjedhjet federale në Kanada, të cilat pritet të mbahen më datë 21 Tetor.”

Ish-modelja e “PlayBoy” e kthyer në politikane, Ania Krosinska ka shpallur kandidaturën e saj për rajonin Humber River – Black Creek.

Ajo kandidon nga radhët e Partisë Popullore të Kanadasë, një parti e ekstremit të djathë që është kundër politikave të emigrantëve.

Kjo ka hapur polemika në vend, pasi vetë 35-vjeçarja është emigrante. Ajo ka lindur në Poloni, ka emigruar për në Gjermani e prej aty në Kanada.

Në një kohë që Partia Liberale e Kryeministrit Justin Trudeau po sulmohet nga të gjitha anët pas skandaleve të racizmit dhe të korrupsionit, Korsinska po ndjek një linjë më të “butë”, për të  bërë fushatë në rrjetet sociale.

Ajo është  shfaqur shumë  provokuese me fotot e fushatës, ku kërkon votat e rajonit Humber River – Black Creek, afër Torontos që popullohet nga rreth 110 mijë banorë,  e veshur vetëm me bikini me flamurin kanadez.

Korsinska më parë është shpallur Mis Haëaii dhe Mis Toronto, para se të shfaqej në kopertinën e revistës për të rritur.

Është e çuditshme se si modelet e “Playboy” duan të bëhen pjesë e politikës.

Ajo nuk është e vetmja, pasi edhe Ava Karabatic ka shpallur kandidaturën e saj për Presidente të Kroacisë.

Foto gjatë fushatës