Ballina BOTA Kancelarja Merkel kërkon krijimin e ushtrisë evropiane

Kancelarja Merkel kërkon krijimin e ushtrisë evropiane

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje të martën për një ushtri të integruar të Bashkimit Evropian.

Merkel i tha Parlamentit Evropian se një ushtri e tillë nuk do të dëmtonte aleancën ushtarake të NATO-s, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do të ishte plotësuese ndaj saj, vërejtje që u pritën me duartrokitje të mëdha në parlament.

“Kohët kur mund të mbështetemi tek të tjerët mbarojnë. Kjo do të thotë që ne evropianët duhet ta çojmë fatin tonë plotësisht në duart tona. Duhet të punojmë në një vizion të një dite, duke krijuar një ushtri të vërtetë evropiane”, – tha më tej Merkel.