Ballina BOTA Kanada, zbulohet shpella gjigande, e pashkelur ndonjëherë

Kanada, zbulohet shpella gjigande, e pashkelur ndonjëherë

Një shpellë e sapo zbuluar në një luginë të largët në Parkun Provincial të “Wells Grey” të “British Columbia” mund të jetë më e madhja në vend. Kjo shpellë u zbulua nga ekuipazhi i helikopteri nga Ministria e Mjedisit dhe ndryshimeve klimatike në mars, kur ata po kryenin një regjistrim filmik drerësh përmes pjesës verilindore të parkut.

Gjeologjistja Catherine Hickson, e cila e vizitoi shpellën e para në shtator tha se zbulimi premton një kapitull të ri dramatik në historinë e zbulimit të shpellave në Kanada.

“Ishte absolutisht e mrekullueshme, menjëherë e kuptova që ishte shumë domethënëse”. – tha ajo. Para se të bënte udhëtimin, Hickson dhe studiuesit e tjerë, përfshirë John Pollack, një ekspert shpellash, kaluan muaj duke studiuar imazhet satelitore dhe shkëmbinjtë në zonë.

Gryka e hyrjes në shpellë është rreth 100 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë, dhe ndërsa thellësia e saj është e vështirë të matet për shkak të mjegullës nga një ujëvarë, provat fillestare tregojnë se është e thellë të paktën 135 metra.