Ballina BOTA Kanada, sekretari Mattis: Duhen ende prova për të zbardhur vrasjen e Khashoggit

Kanada, sekretari Mattis: Duhen ende prova për të zbardhur vrasjen e Khashoggit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i kritikuar nga një senator me influencë se është treguar i rezervuar për të akuzuar princin saudit të kurorës si porositësin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, njoftoi sot se po kërkon ende prova për gjetjen e autorit të këtij krimi.

“Nëse shprehem në këtë mënyrë, kam nevojë për prova,” – deklaroi ai në momentin e nisjes drejt Otavës, ku do të marrë pjesë të enjten në një takim të koalicionit anti-xhihadist në Siri dhe Irak. Jam i bindur se do të gjejmë më shumë prova rreth ngjarjes. Nuk e di ende as se çfarë do të dalë në dritë, as se kush do të jetë i përfshirë.