Ballina BOTA Kanada, liri me kusht për Meng Wanzhou të Huawei

Kanada, liri me kusht për Meng Wanzhou të Huawei

Gjykata kanadeze ka dhënë lirinë me kusht për Lady Huawei. Meng Wanzhou mund të qëndrojë në shtëpinë e saj në Vankuver në pritje të një ekstradimi të mundshëm në Shtetet e Bashkuara pas akuzave në lidhje me të. Gjykata ka vendosur një lirim me kusht për rreth 7.5 milion dollarë.

Gjykata gjithashtu ka kërkuar që 46-vjeçarja, drejtore financiare e Huawei të dorëzojë pasaportat e saj kineze dhe të Hong Kongut, si dhe të mbajë një Gps për të kontrolluar lëvizjet e saj.

Vendimi i gjykatës ka ardhur pas dy ditësh seanca dhe pasi juria ka dëgjuar katër ish kolegët dhe miqtë e Meng, të cilët i janë bashkuar bashkëshortit të menaxheres më të fuqishme të Kinës në mbështetje të lirisë së saj me kusht.

Arrestimi i menaxheres, vajza e themeluesit të shoqërisë më të madhe kineze, i bërë në gjashtë dhjetor, bëhet për të ulur tensionet mes SHBA dhe Kinës në fushën teknologjike, pas tarifave të kohëve të fundit. Ky incident rriti tensionet mes Pekinit dhe Washingtonit që kërcënon të komplikojë bisedimet tregtare.

Huawei, një nga prodhuesit më të mëdhenj kinez të telefonave, është vënë në shenjestër të autoriteteve amerikane që lidhen me sigurinë.
Blerja dhe përdorimi i telefonave Huawei është ndaluar nga agjencitë qeveritare në SHBA.