Ballina BOTA Kanada, digjet shtëpia, humbin jetën shtatë fëmijë sirianë

Kanada, digjet shtëpia, humbin jetën shtatë fëmijë sirianë

Shtatë fëmijë të një familje siriane kanë humbur jetën, pasi një zjarr shkurmboi shtëpinë ku jetonin në provincën Nova Scotia të Kanadasë. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se shtatë fëmijë, duke përfshirë edhe një foshnje tre muajshe, humbën jetën në orët e para të mëngjesit.

Prindërit e fëmijëve u plagosën gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar ata.

Familja siriane ishte vendosur në Kanada rreth dy vjet më parë pë t’i shpëtuar luftës.