Ballina Aktualitet Kanada, deputetja Dabrusin uron pavarësinë e Shqipërisë

Kanada, deputetja Dabrusin uron pavarësinë e Shqipërisë

Parlamenti kanadez ka përshendetur komunitetin shqiptar me rastin e ditës së Flamurit. Deputetja e parlamentit kanadez Julie Dabrusin, ka mbajtur një fjalim në parlament për nder të 28 Nëntorit. Në fjalën e saj, ajo ka përshkruar historinë e kësaj dite për shqiptarët dhe në fund ka uruar në gjuhën shqipe.

“Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Pas pesë shekujsh nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpall pavarësinë më 28 nëntor 1912. Në këtë ditë, shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si ‘Dita e Flamurit’e  në këtë ditë të shënuar dëshiroj të përshendes gjithë shqiptarët në vendin tonë dhe gjithë shoqatat që ata kane formuar. Gëzuar Festën e Pavarësisë,” – tha Dabrusin.