Ballina Aktualitet Kamëz, aksident rrugor me vdekje, shoferi largohet nga vendngjarja dhe vetëdorëzohet

Kamëz, aksident rrugor me vdekje, shoferi largohet nga vendngjarja dhe vetëdorëzohet

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar në Kamëz, ndërkohë që drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fillimisht është larguar nga vendngjarja dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, këmbësorja 53-vjeçare me inicialet L. L. është përplasur për vdekje nga automjeti, i cili drejtohej nga shtetasi A. M. Ndonëse viktima u dërgua në spital, ajo nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është larguar pas aksidentit, por është identifikuar nga kamerat e sigurisë në rrugë dhe është shpallur në kërkim. Megjithatë, pak më vonë, ai është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë së Shtetit në Kamëz.