Modetatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu ka kërkuar falje publike për një veprim të bërë nga ajo gjatë një “Live” në Instagram.
Alketa, gjatë videos shihej teksa kalonte rrugën pavarësisht se semafori ishte i kuq.
Gjesti i saj u komentua shumë nga publiku, por Alketa ka vendosur të reagojë.
“Gjithçka ka ndodhur prej lodhjes, që ka sjellë më pas edhe shpërqëndrimin.”-e ka komentuar Alketa veprimin e saj.
Moderatorja tregon se mund të kishte punësuar shofer, por preferon ta ngasë vetë makinën teksa shton se nuk e ka aspak problem të kërkojë falje publike kur bën gabime.
Statusi i plotë:
Ps. Ne nje story duke kenduar para pak diteve kam dhene nje shembull te gabuar duke kaluar me te kuqe, mos e ndiqni kete shembull Mungesa e perqendrimit, lodhja. Ne pergjithesi per kete arsye do preferoja shoferin, por e kam shume qejf ta ngas makinen vete dhe te degjoj muzike!
Ndjese cdo qyetari nga nje qytetare qe ben te pamunduren te jete nje shembull i mire per te gjithe, por besoj na ka ndodhur te gjitheve ndonjehere! Nuk kam asnje kompleks te kerkoj ndjese publike, madje mendoj qe kjo me ben njerezore!
Fundjave te bukur”