Kallash, fishekë, municione, pranga një 51 vjeçari në Durrës

66

Një 51-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, ndërsa i është sekuestruar një armë zjarri dhe municion luftarak. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit gjatë një operacionit të Forcave Operacionale.

Sipas asaj që njofton Policia, në pranga ka përfunduar 51-vjeçari me iuniciale D.R, ndërsa në banesën e tij u gjetën 1 armë zjarri automatik, 4 krehra dhe 70 fishekë.

“Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që disponojnë armë zjarri në banesë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në një banesë në lagjen nr. 16, Durrës dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje”, – thuhet në një njoftim të policisë së Durrësit.