Ballina BOTA Kaliforni, rritet numri i viktimave pas zjarrit masiv

Kaliforni, rritet numri i viktimave pas zjarrit masiv

Numri i viktimave nga zjarri masiv e i frikshëm në Kaliforni ka arritur në 44, duke e bërë atë më vdekjeprurësin në historinë e zjarreve të rëna në këtë shtet.

Mijëra zjarrfikës kanë kaluar ditën e pestë duke u përpjekur fusin nën kontroll të ashtuquajturin “Camp Fire” në pyjet e zonës malore Sierra Nevada, në veri të Sacramentos, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit kanë pasur një mision të zymtë, atë të rikuperimit të trupave të pajetë.

“Deri më sot që flasim, edhe 13 trupa të tjerë të pajetë janë rikuperuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 44. Zjarri është më vdekjeprurësi i rënë në historinë e Kalifornisë,”- tha sherifi i zonës, Kory Honea në një konferencë për shtyp.