Ballina BOTA Kaliforni, raportohen 71 të vdekur dhe mbi 1000 të zhdukur pas zjarreve

Kaliforni, raportohen 71 të vdekur dhe mbi 1000 të zhdukur pas zjarreve

Vijon të jetë dramatike situata në Kaliforni pas zjarreve të shumta të cilat e shkrumbuan vendin tërësisht.

Më shumë se 1000 persona raportohen të zhdukur, ndërsa bëhet e ditur se 71 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërkohë, dëmet e shkaktuara nga zjarret janë të mëdha e mijëra shtëpi janë shkrumbuar nga flakët.

Brenda 24-orëve lista e të zhdukurve u rrit në mënyrë të frikshme, nga 631 në 1011 persona.

Autoritetet bëjnë thirrje për ruajtje të qetësisë duke theksuar se numri i viktimave pritet të rritet dhe nga ana tjetër, ekspertët përmendin një sërë shkaqesh për zjarret, që nga shtimi i popullsisë, dështimi i pajisjeve e deri tek ndryshimet klimatike.