Ballina BOTA Kaliforni, pas zjarreve masive 31 të vdekur dhe 228 të humbur

Kaliforni, pas zjarreve masive 31 të vdekur dhe 228 të humbur

Zjarret masive në Kaliforni javën e shkuar kanë sjellë si pasojë vdekjen e 31 personave dhe 228 të terë të humbur. Lajmi u bë i ditur menjëherë pas bilancit të incidenteve në Kaliforni.

Shifra është e barabartë me zjarrin më vdekjeprurës në Kaliforni të ndodhur në vitin 1933 në Griffith Park në Los Anxhelos.

Me forcimin e erërave që kërcënojnë përhapjen e flakëve, guvernatori i shtetit, Jerry Broën, i ka kërkuar presidentit Donald Trump të deklarojë një katastrofë të madhe, një masë që do të përdorte më shumë fonde federale të emergjencës, pasi 250 000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur tre flakë të mëdha në shtet.