Ballina BOTA Kaliforni, pamjet e qytezës së shkatërruar “Paradise”

Kaliforni, pamjet e qytezës së shkatërruar “Paradise”

Prej ditësh, zjarret masive në Kaliforni kanë shkrumbuar mijëra shtëpi, duke përfshirë edhe vilat e personazheve VIP.

Qyteza “Paradise” me 23 mijë banorë, ndodhet rreth 280 km në veri të San Franciskos dhe ka pësuar dëmet më të mëdha në historinë e zjarreve në Kaliforni.

Mbi 8 900 shtëpi dhe ndërtesa janë djegur në këtë qytezë bashkë me rrethinat e saj, ndërkohë që numri i viktimave dhe i të të zhdukurve sa vjen e rritet.