Ballina BOTA Kaliforni, mbi 600 të zhdukur pas zjarreve masive

Kaliforni, mbi 600 të zhdukur pas zjarreve masive

Tragjedia e zjarreve masive në Kaliforni nuk po ndalet.

Teksa numri i të vdekurve është rritur në 66, autoritetet po përballen me rritjen e shpejtë të numrit të të zhdukurve.

Aktualisht përllogariten mbi 600 të zhdukur. Nuk përjashtohet mundësia që shumë prej tyre të kenë humbur jetën nga zjarret.

Por ekipet e emergjencës thonë se për shkak të përhapjes me shpejtësi të madhe të flakëve, nuk po arrijnë të verifikojnë në kohë kërkesat për ndihmë.

Zjarret kanë djegur mbi 100 mijë hektarë pyje në vatra të ndryshme në veri e jug të vendit.

Gjithashtu edhe presidenti i SHBA Donald Trump tha se do të vizitojë zonat e tragjedisë më të rëndë në historinë e Kalifornisë.