Ballina Aktualitet Kalaja e Tiranës, kryeministri Rama: Atraksioni më i ri në kryeqytet

Kalaja e Tiranës, kryeministri Rama: Atraksioni më i ri në kryeqytet

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit Edi Rama e nisi me një postim në profilin e tij në Facebook dedikuar Kalasë së Tiranës, të cilën e konsideron si atraksioni më i ri në kryeqytet, që mirëpret qytetarët e çdo moshe për të përjetuar historinë, traditën e kulturën e qytetit të trashëguar nëpër breza.

Rama zgjodhi sot pamje të transformimit të kësaj kalaje dhe shndërrimin e saj në një destinacion turistik në kryeqytet.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje nga Kalaja e Tiranës, atraksioni më i ri në kryeqytet që falë partneritetit mes Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës e pronarëve të vjetër të zonës, sot mirëpret qytetarët e çdo moshe dhe vizitorët e huaj, në një oaz të rilindur në frymën e traditës aty ku deri dje gëlonin plehrat nën hijen e rrënimit, ju uroj një ditë të mbarë 😊,” – shkruan Kryeministri.

Pas “Pazarit të Ri” dhe sheshit “Skënderbej” kjo është një tjetër hapësirë e re që është rihapur në kryeqytet.

Kalaja jo vetëm është zbuluar dhe kuruar, por ndodhet në një pikë të vizitueshme për qytetarët, si dhe turistët vendas e të huaj, duke e bërë kryeqytetin një dekor të larmishëm.

Ajo i është kthyer qytetarëve si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin të artizanisë, kulturës dhe artit.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje nga Kalaja e Tiranës, atraksioni më i ri në kryeqytet që falë partneritetit mes Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës e pronarëve të vjetër të zonës, sot mirëpret qytetarët e çdo moshe dhe vizitorët e huaj, në një oaz të rilindur në frymën e traditës aty ku deri dje gëlonin plehrat nën hijen e rrënimit, ju uroj një ditë të mbarë 😊

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 31. Januar 2019