Ballina Kronikë Kakavijë, arrestohet 46-vjeçari i kapur me kokainë

Kakavijë, arrestohet 46-vjeçari i kapur me kokainë

Policia ka sekuestruar 3,5 kg kokainë ditën e sotme në pikën kufitare të kakavijës, dhe ka arrestuar zotëruesin e lëndës narkotike 46-vjeçarin Selim Lazaj nga Patosi.

Gjatë kontrollit të detajuar të kryer nga policia e shtetit në automjetin e shtetasit 46-vjeçar, u konstatua se në baterinë e automjetit ishin fshehur dy pako të mbështjella me natriban të mbushura me kokainë.