Ballina Kuriozitete Kafja çdo mëngjes mund të shmangë sëmundjet Parkinson dhe Dementia

Kafja çdo mëngjes mund të shmangë sëmundjet Parkinson dhe Dementia

Sipas studimit të Dr Donald Weaver, bashkëdrejtues i Institutit të Trurit të Krembilit në Kanada, rezulton se konsumi i kafesë në mëngjes por edhe gjatë ditës ka një lidhje të ngushtë me zvogëlimin e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer ose ndryshe Dementias dhe Parkinsonit.

Procesi i pjekjes së kafesë lëshon kimikate të cilat i kundërvijnë proteinave përgjegjëse për zhvillimin e sëmundjeve, zbuluan shkencëtarët.

Nuk është një kurë ose një parandalim i qartë për asnjërën nga sëmundjet, por hulumtuesit thonë se nuk do të dëmtojë shtimin e një filxhani kafeje në rutinën tuaj të përditshme.

Dr Weaver, bashkë me hulumtuesit e tij, Dr Ross Mancini dhe Dr Yanfei Wang, testuan nivelet e fenilindaneve, nivelet e kimikatit dhe shkallën e mbrojtjes së kafes së pjekur më shumë kafeinë si edhe asaj decaffeinato.

Gjatë testimit ata dolën në përfundimin se ekzistojnë komponentë pozitivë brenda llojeve të kafes, të cilat e bëjnë të dobishme.

Por edhe pse ka komponentë pozitivë dhe është një studim tejet interesant, nuk mund ta cilësojmë si shërim.

“Është interesante, por a jemi duke sugjeruar që kafe është shërim? Absolutisht jo,” – shtoi më tej Dr Weaver.