Kafeja me stomak bosh! Gabimi që bëjnë më së shumti shqiptarët!

55

Shqiptarët janë konsumatorë të mëdhenj të kafesë dhe këtë e tregojnë të dhënat e importit të këtij produkti të çmuar. Ndërkohë të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një shqiptar tashmë konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit. Kafeja zakonisht pihet në mëngjes. Ky është rregulli i përgjithshëm dhe i pashkruar.

Ka shumë konsumatorë që e pijnë kafenë me stomakun bosh, gjë që sipas ekspertëve të AgroWeb.org është një gabim i madh. Të dhënat shkencore tregojnë se pirja e një filxhani kafeje me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm. Kur stomaku është bosh, kafeja çliron acid hidroklorik që rrugëton në të gjithë sistemin tretës.

Ky acid është i papranueshëm dhe agresiv për stomakun. Kafeja është e rëndë për stomakun dhe shkakton vështirësi në tretje. Kur këto të fundit nuk treten dhe shpërbëhen siç duhet në sistemin tretës, i çelin rrugën shumë problemeve të tjera shëndetësore. Këto probleme janë: irritimi i mukozës në stomak, fryrje, inflamacion të zorrëve madje edhe shtim i qelizave të dëmshme në aparatin tretës.

Për të gjitha këto arsye, ekspertët e AgroWeb.org ngulin këmbë që kafeja nuk duhet pirë me stomakun bosh. Ata thonë se ngënia e mëngjesit është shumë e rëndësishme për njeriun dhe organet e trupit. Për më tepër, ekspertët sqarojnë se kafeja në mëngjes me stomak bosh rrit nivelet e kortizolit me shpejtësi. Më pas, organizmi ka nevojë për më shumë kohë që të kthehet në gjendjen normale. Pirja e kafesë përpara mëngjesit rrit nivelet e aciditetit në stomak duke shkaktuar jo vetëm fryrje por shpesh edhe të vjella.