Ballina BOTA Kabul, shpërthim në universitet, gjashtë të vdekur dhe 27 të plagosur

Kabul, shpërthim në universitet, gjashtë të vdekur dhe 27 të plagosur

Një shpërthim i dhunshëm ndodhi para hyrjes së një ndërtese universitare në Kabul duke shkaktuar vdekjen e 6 studenteve dhe plagosjen e 27 të tjerëve, të cilët ndodheshin aty për tju nënshtruar një provimi.

Zyrtarët e policisë dhe të shëndetësisë shpjeguan se një bombë e fuqishme shpërtheu jashtë dyerve të Universitetit të Kabulit.

Nuk është e qartë nëse sulmi është kryer nga një autobombë apo është shpërthyer nga distanca.

Kompleksi i universitetit ka shumë ambjente dhe fjetina ku shumë studentë qëndrojnë gjatë verës, duke ndjekur kurse apo dhe kryejnë kërkime shkencore.

Deri tani askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin, por dyshohet për aktivistë talebanë apo ata të ISIS që janë ende aktivë në Kabul.

Në javët e fundit, forcat afgane të sigurisë kishin arrestuar tre persona, duke përfshirë një lektor nga Universiteti i Kabulit, të dyshuar për lidhje me organizimin e shtetit islamik në Afganistan dhe me sulmet terroriste në qytet.

Sulmi në universitet vjen disa orë pas masakrës së shkaktuar nga një sulm vetëvrasës taliban kundër kazermave të policisë, ku humbën jetën 12 policë dhe 90 të tjerë u plagosën.

Rifillimi i operacioneve nga organizatat terroriste ndodhin në një kohë kur negociatat e paqes mes Washingtonin nga njëra anë dhe qeverisë së Kabulit nga ana tjetër, janë duke përfunduar.