Ballina Kronikë Ka të plagosur/ Aksident masiv në autostradë, përplasen disa makina

Ka të plagosur/ Aksident masiv në autostradë, përplasen disa makina

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën që lidh qytetin e Laçit.

Disa makina janë përplasur me njëri-tjetrin në këtë aks rrugor.

Ky aksident ka shkaktuar një trafik të pazakontë në të dy krahët e autostradës, ku ditën e sotme duhet kujtuar se shumë besimtarë i drejtohen kishës së Shna Ndout per të qenë aty datën 13 kur është dhe dita e Shna Ndout qe shënon dhe kulmin e besimtarëve…

Policia po përdor rrugët dytësore për kalimin e mjeteve/

Nuk raportohet për viktima por ka të plagosur lehtë. Ndërkohë që trafiku në këtë segmet ka shkuar mbi 6 km në secilin krah.