Ka shpresë për shpërblim për pensionistët…Rama: Do e vendosim nesër

0
3
Ka shpresë për pensionistët që të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Në përfundim të mbledhjes me kabinetin qeveritar, e cila ka zgjatur rreth 8 orë, Rama tha se për këtë çështje do të ketë nesër një mbledhje ku do të merret një vendim.

“Nesër kemi mbledhjen e qeverisë dhe do flasim edhe për këtë. Sigurisht që çka na ka ndodhur na ka bëre më të kujdesshëm do thoja, jo të frenuar se ideja ka qenë dhe mbetet që ne të mos cënojmë prioritetet dhe sigurisht që pensionistët nuk janë kurrë një kategori që ne mund ta harrojmë, apo neglizhojmë, por, nga ana tjetër, jemi të kujdesshëm, sepse duam të jemi të sigurtë 100% që do ta përballojmë qoftë edhe vetë rindërtimin dhe për këtë na duhet të presim edhe rezultatet e Konferencës së Donatorëve dhe të gjithë këtij procesi angazhimi të miqve e partnerëve për fondet, në mënyrë që të kemi një qartësi mbi sa do jetë barra e përgjithshme dhe sa do jetë barra jonë në barrën e përgjithshme. Kështu që, për këtë gjë do komunikojmë në vijim, por sigurisht që është një pyetje me vend dhe është një shqetësim që unë e kam shumë të qartë dhe shumë të fortë”, tha Rama.