Ballina Sport Vendi Juventusi mund Milanin në “San Siro”, Ronaldo thyen akullin

Juventusi mund Milanin në “San Siro”, Ronaldo thyen akullin

Ndeshja e zhvilluar mes Milanit dhe Juventusit ka mbyllur javën e kampionatit Italian për ti lënë hapsirë ” Nation League”.

Epërsia e Juventusit u duk që në minutat e para ku Manzukiç nga një krosim i majtë i Aleks Sandros ka shënuar golin e parë që në minutën e 8.

Një gol që i premtoi Juventusit dhe 4 raste të tjera po Donaruma ka mbajtur portën e paprekur dhe me një Milan të mbyllur në fushë dhe jo më shumë ide. Në fund të pjesës së parë Benantia gjatë një përplasje me Higuain ka prekur topin me dorë dhe arbitri pas një konsultimi me Var ka dhënë penallti në favor të Milanit. Nga pika e bardhë shkon Higuain qe deri ne ate moment ka qene shume nervoz dhe kshu ndodhi edhe gjatë ekzekutimit ku pas një gjuajtjë të dobët Shezni çoi topin jashtë. Nervozizmi i Higuainit vazhdon të shtohet sa në ,imutën 83′ merr një karton të verdhë për ndërhyrje dhe më von të kuq për protesta.

Në minutat e fundit të ndeshjes Ronaldo shënon golin e dytë të Juventusit, Ronaldo nuk kish shënuar në këtë stadium me asnjë nga ish skudrat e tij.

Kjo ndeshje përvecse emocionit dhe rivalitetit historik solli eshe përballje të dy “ish-ave”, Bonucci nga njëra anë që Allegri nuk e aktivizoi që sipas tranjerit kuptonte një rotacion sepse lojtari në fjalë ndjehej i lodhur. Kurse nervozizmi i Higuain lidhet me faktin e ish skuadrës së tij Juventusit pasi sipas tij drejtuesit e larguan pa dëshirën e tij dhe efekti për këtë skuadër qëndron.

Juventusi shkëputet me 6+ pikë nga vendi i dytë Napoli.