Ballina Sport Vendi Juventus merr frymë lirshëm, asgjë serioze për Pjaniç

Juventus merr frymë lirshëm, asgjë serioze për Pjaniç

Situata e dëmtimit për mesfushorin e talentuar boshnjak, Miralem Pjaniç do të vlerësohet javën e ardhshme edhe pse mjekët kanë bërë paraprakisht të ditur se mund të bëhet fjalë për një lodhje muskulore.

Gjendja e mesfushorit, i cili u detyrua që të largohej në sfidën ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve, nuk është serioze dhe kjo është vërtetuar edhe nga bisedat e zhvilluara nga mjekët e klubit të “Juventusit” dhe kombëtares së Bosnjes.

Gjendja fizike e Pjaniç do të përcaktohet ditën e hënë.