Ballina LAJME Juventus garë të ashpër me Real Madrid, 134 mln euro për Pogba-n

Juventus garë të ashpër me Real Madrid, 134 mln euro për Pogba-n

Poul Pogba ka trazuar ujërat e merkatos së verës pas dëshirës së shprehur për t’u larguar nga Manchester United. Të shtunën u raportua se Real Madrid ka një ofertë monstruoze për francezin duke qenë se ky i fundit është dëshira e madhe e Zidan. ‘Galaktikët’ i kanë ofruar ‘djajve’ 72 mln paund dhe kartonin e njërit mes Bale dhe Kroos, por së fundmi mediat në Angli shkruajnë se Juventus gjithashtu është një kandidat potencial për mesfushorin.

“The Times” raporton se ‘zonja e vjetër’ ka përgatitur një ofertë 134 mln euroshe për Pogba-n, një shifër e përafërt me 150 mln eurot që kërkon Manchest United. Në lojë për të gjetur gjuhën e përbashkët do të përfshihet agjenti Raiola, i cili ka marrëdhënie shumë të mira me Juventusin ku së shpejti do të afrojë edhe mbrojtësin de Ligt.