Ballina Aktualitet “JUTH”, eventi më i ri në Tiranë

“JUTH”, eventi më i ri në Tiranë

Këto ditë Instagrami është mbushur me postimet e një imazhi mbi një event të quajtur “JUTH”.

Dhe pothuajse të gjithë jemi kuriozë mbi faktin që rrjeti ynë social i preferuar po pushtohet nga mesazhet e koduara, ku në qendër të tyre mbetet vetëm fjala “JUTH” e nuk kemi detaje të tjera mbi të.

Deri më tani mësohet që bëhet fjalë për një event i cili do të mbahet më 8 shkurt, në Pallatin e Kongreseve.

Nëse do që të marrësh pjesë ka një kusht! Duhet të jesh mes moshës 18 dhe 25-vjeçare, pasi ky event i dedikohet vetëm të rinjve.

Që të marrësh një biletë falas mjafton të shkarkosh aplikacionin “JUTH”, për Android dhe iOS, të pranosh lidhjen me profilin në Facebook për të verifikuar emrin apo moshën dhe “voila”, sapo prenotove lejen për të hyrë.