Ballina SPORT Juriç për rekord, shkarkohet tre herë brenda 22 muajsh nga Genoa

Juriç për rekord, shkarkohet tre herë brenda 22 muajsh nga Genoa

Tekniku kroat Ivan Juriç është përballur mbrëmjen e djeshme me shkarkimin për herë të tretë në më pak se dy vite, nga stoli i skuadrës italiane të Genoas.

Ky i fundit mori drejtimin e skuadrës kuqeblu në fillim të muajit tetor, duke zëvendësuar Davide Ballardinin, por në 7 takime në kampionat,arriti të grumbullojë vetëm 3 pikë.

Gjithsesi shkarkimi i tij u vulos nga eliminimi i Genoas nga Kupa e Italisë, pas gjuajtjes së penalltive, përballë skuadrës së Serisë C, Virtus Entella.

Pikërisht për këtë arsye, Juriç u përball me vendimin për shkarkim, ndërsa presidenti Preziosi emëroi Cesare Prandellin në stolin e skuadrës, që do të nisë punë ditën e sotme.