Julian Deda merr rolin e politikanit:”Duan mandat të tretë! Burgu për burra është!”

52

Aktori i humorit Julian Deda ka reaguar në lidhje me kërkimin nga Partia Socialiste të një mandati qeverisjeje për të udhëhequr vendin.

Humoristi jo vetëm që është shprehur se PD e ka të sigurt fitoren më 25 prill 2021, por më tej është shprehur se rilindasit do të përfundojnë në burg.

“Duan mandat të tretë. E duan me çdo kusht, me çdo çmim. Ky fakt i ka egërsuar tmerrësisht shumë. Janë bërë bisha. Frika më e madhe e tyre është, si të justifikojnë pasurinë marramendëse që kanë vënë gjatë këtyre viteve”, – tha Julian Deda.

Ai mbyll reagimin e tij me fjalët “Mos e vrisni mendjen çuna dhe goca rilindase, burgu për burra është…!”

Deda, prej kohësh konsiderohet si një zë publik që mbështet PD. Mendohet se aktori do të kandidojë për deputet.