Ballina Kuriozitete Ju tregojmë si të njihni një person vetëm nga fotografia e profilit

Ju tregojmë si të njihni një person vetëm nga fotografia e profilit

Një kafshë apo një objekt në vend të fotos suaj të profilit do të thotë se jeni njeri neurotik, që nënkupton një person që vuan nga ndjenja e fajit, ankthi, inati.

Një studim në “Universitetin e Pensilvanisë” zbulon se nëse postoni fotografi me figura qesharake, jeni më të prirur për të qenë të hapur për përvoja të reja, kurse nëse ato janë më të matura mund të jeni më të ndërgjegjshëm.

Njerëzit e hapur thuhet se kanë fotografi me shumë ngjyra, që i bëjnë të duken më të rinj, kurse ata të këndshmit janë më të buzëqeshur dhe kanë edhe miq. Shkenca thotë se nuk duhet që të vendosni vetë në përzgjedhjen e fotografisë së profilit.

Në fakt, këtë duhet të ia besoni dikujt tjetër që të zgjedhë për ju, pasi do të dukeni më miqësor, inteligjent dhe atraktiv.