“Ju përgjërohem, mos e hidhni jetën tutje”, zbulohet shënimi i lënë nga Xhino Koça para aktit tragjik

90

xhino kocaNëna e 29 vjeçarit durrsak Xhino Koça i cili i dha fund jetës në spitalin COVID2, ka lexuar një pjesë të “letrës” së lënë nga i biri në celularin e tij para se t’i jepte fund jetës.

Ky shënim në celular tregon gjendjen e rënduar psikologjike të të riut, i cili ndodhej në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi u infektua me COVID-19.

“Kaq ishte dhe më mua. Ju dua të gjithëve me shpirt. Nuk ka fjalë të përshkruaj për dhímbjen që po shkakoj por betohem se shkova përtej limiteve të mia shumë e shumë herë. Ju përgjërohem mos e hidhni jetën tutje, le t’ju marrë malli, dua t’ju shikoj të lumtur, një ditë ritakohemi. Ju dua pafund, se harrova, faleminderit se falë jush kam pasur një jetë të bukur e të lumtur”, shkruante në letër.

Lira Koça sqaron se letra nuk i është dërguar asaj, por është gjetur në celularin e të birit.

 “Kjo letër është lënë shënim në celular. Nuk ja dërgon askujt, nuk ka arritur t’ja dërgojë, nuk e di se çfarë ka ndjerë Xhino”, tha Lira.