Ballina Showbiz Jonida Maliqi përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision

Jonida Maliqi përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi u shpall fituese e festavilit të 57 në RTSH me këngën “Ktheju tokës” me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit.

Këngëtarja fitoi 228 pikë nga juria dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh evropian ‘Eurovison’ që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Izrael.

“Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë!”- tha mes emocionesh Maliqi.