Ballina Stil / Modë Jonas Blue: Era Istrefi, vajza e hiteve

Jonas Blue: Era Istrefi, vajza e hiteve

Në një intervistë për gjigandin mediatik “Billboard”, Jonas Blue ka folur edhe për talentin shqiptar duke mos nguruar ta ta cilësojë Erën si vajzën e hiteve.

“Era Istrefi ishte zgjedhja perfekte. Ajo kishte nivelin e duhur për stilin e kësaj kënge. Unë jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim, si dhe për produksionin final të këngës.” – u shpreh Jonas Blue për “Billboard”.

Gjithnjë e më shumë Era tregon që nuk di të ndalet, duke sjellë në trëgun muzikor bashkëpunimin me dy këngëtarët e arenës ndërkombëtare për produksionet e reja muzikore.

“Anything More” është kënga e re në bashkëpunim me artistin Steve Aoki, që u publikua ditën e djeshme. Kënga flet për dashurinë e një çifti, që nuk i intereson asgjë më shumë sesa të kenë njëri-tjetrin dhe disa orë më pas u publikua edhe kënga “Purpose” në bashkëpunim me këngëtarin britanik Jonas Blue.