John Legend shpallet burri më tërheqës në botë

53

Këngëtari John Legend është shpallur nga revista prestigjioze “People’ si mashkulli më tërheqës për vitin 2019.

Lajmin e ka bërë të ditur dhe gruaja e tij modelja e njohur Chrissy Teigen e cila ka publikuar foton e tij në llogarinë e saj në Instagram ku ka shkruar: “Ke bërë një rrugë të gjatë zemër”.

Këngëtari u bë i famshëm me këngën “All of me”, ku preku shumë zemra me fjalët domethënëse.

Ai është i martuar me modelen Chrissy Teigen dhe janë prindër të dy femijëve të vegjël.

Foto e revistës