Ballina Teknologji Jo më fjetje në hollin e pritjes, aeroporti krijon “kutitë e gjumit”

Jo më fjetje në hollin e pritjes, aeroporti krijon “kutitë e gjumit”

Një aeroport së shpejti do t’u ofrojë udhëtarëve të lodhur mundësinë për të bërë një gjumë të rehatshëm në sajë të një sallë pritjeje të plotë me “ kuti gjumi”.

Sleepbox Nap Lounge, është vendosur të hapet në Aeroportin Ndërkombëtar të Washington Dulles në janar, ku secila dhomë ka WiFi, bluetooth, ndriçim në bazë të humorit dhe një dyshek.

Çmimet për shërbimin vijojnë nga 25 dollarë për një orë deri në 120 dollarë për 12 orë.

Bashkëthemeluesi i tij Peter Chambers tha: ”Përvoja jonë e përsosur siguron një oazë lehtësie dhe thjeshtësie gjatë një udhëtimi të lodhshëm. Nëse një udhëtar dëshiron të kërcejë, të punojë , “kutitë tona” të sigurta, të izoluara nga zhurma dhe me dhunti të shumta, sigurojnë oazë të përsosur të qetësisë”.