Ballina Showbiz JLo publikon këngën “Limitless”, së bashku me vajzën e saj në klip

JLo publikon këngën “Limitless”, së bashku me vajzën e saj në klip

Jennifer Lopez ka sjell edhe një projekt të fundit për vitin që po lëmë pas. Ylli amerikano-latin ka publikuar videon e këngës “Limitless”, e cila është edhe kolonë zanore e filmit “Second Act” që do të shfaqet në kinematë botërore.

Ashtu si gjithmonë JLo duket e mrekullueshme dhe energjia e saj shfaqet në çdo skenë. Por pjesa më interesante është momenti kur shfaqet vajza e saj 10-vjeçare, Emme Maribel Muniz.

‘Limitless’ flet për thyerjen e barrierave dhe këmbënguljen. Emme shihet në videoklip duke kënduar dhe kërcyer, dhe të gjitha lëvizjet janë në sinkron me nënën e saj JLo, duke plotësuar më së miri njëra-tjetrën.