Jetonin në qytet prej kohësh pa punuar, policia shkatërron grupin e shpërndarësve të drogës në Romë, 4 të rinj shqiptarë të arrestuar

33

Një grup shpërndarësish droge është shkatërruar nga karabinierët e L’Aquila në kryeqytetin italian, në lagjen “Colle Pretara”.
Të arrestuarit, të gjithë shumë të rinj, me kombësi shqiptare, por prej kohësh rezidentë në qytet pa ushtruar asnjë aktivitet pune, janë H.K., 19 vjeç, E.G. ,20 vjeç, A.D., 18 vjeç dhe E.D., 20 vjeç.

Karabinierët e L’Aquila-s mbajtën nën kontroll rrugët e lagjes periferike për disa ditë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar lëvizjeve të pazakonta të personave të shumtë, jo banues në zonë, duke përfshirë edhe disa fytyra të njohura si përdorues të drogës.

Gjatë pasdites së djeshme u vendos një pjesë e konsiderueshme e karabinierëve që i përkisnin dy komandave të stacioneve të Karabinierëve të L’Aquila dhe Barisciano nën koordinimin e drejtpërdrejtë të komandantit të kompanisë, Kapiten Michele Massaro.

Bazuar në gjetjet hetimore paraprake, në vendet ku zhvillohej aktiviteti, brenda pak orësh, u dokumentuar një duzinë rastesh të shpërndarjes së kokainës.

Më pas, efektivët nisën ndjekjet dhe kontrollet jo shumë larg zonës së shpërndarjes, duke rikuperuar në këtë mënyrë nga blerësit doza të ndryshme droge, përfshirë profesionistë dhe të rinj nga zona. Pikërisht në këtë fazë, një 33-vjeçare e arrestuar për rezistencë ndaj forcave të policisë, e kontrolluar nga karabinierët, ka reaguar dhunshëm.