Ballina Aktualitet Jeta ta shpif, kërkoj punë’, ja çfarë shkruante kampioni i Liverpool në...

Jeta ta shpif, kërkoj punë’, ja çfarë shkruante kampioni i Liverpool në vitin 2012

Mes protagonistëve të Liverpool kampion Europe 2019 është edhe Andre Robertson, mbrojtësi i krahut skocez i Reds, idhulli i vërtetë i tifozëve. Ajo e tij është një histori e vecantë, ndoshta jo krejtësisht përrallë, por i afrohet shumë. Nëse sot e shohim në majën e Europës, në 2012 Robertson, në atë kohë 18 vjecar, ka qenë një hap nga lamtumira e futbollit: “Në këtë moshë jeta ta shpif pa para. #Needajob”. Postimi në tëeet e kërkesa për punë është bërë, pas një prove të dështuar tek Celtic.

Shtatë vjet më pas jeta e tij e karriera ka ndryshuar plotësisht. Luan në Anfield si protagonist absolut, ka një kor të personalizuar nga tifozët e Liverpool dhe krosimet e tij janë më të mirat në Europë. Ai, është faktikisht, mbrojtësi i majtë kampion Europe në fuqi e përvec se është titullar fiks tek Skocia, ka luajtur dy finale Champions League radhazi.

Një rrugë që në 2012 as nuk e imagjinonte, ashtu si ka pranuar vetë Robertson në sezonin e kaluar, përpara finales me Real Madrid: “Kur luan në Queen’s Park, me Dundee United ose me Hull, mundësia për të luajtur një finale Champions nuk të shkon nëpër mendje”. Por në fakt luajti dy e fitoi një e ajo kërkesa malinkonike #Needajob u transformua në një ëndërr me veshë të mëdhenj si të Kupës e me shumë mundësi në një pishman të madh për Celtic.