Jepet vendimi për Moisi Habilajn dhe pjestarët e grupit

176

Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Habilaj është shpallur fajtor për trafikim të lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Financieri i grupit “Habilaj”, Nezar Seiti është dënuar në total me 9 vite burg për të njëjtat akuza.

Edhe Meridian Sula ka marrë të njëjtën masë, me 9 vite burg.

Po me 9 vite burg është dënuar edhe anëtari tjetër i grupit, Fatmir Minaj.