Ballina LAJME Jeni mbipeshë? Cila është mosha që mund të ketë truri juaj tani

Jeni mbipeshë? Cila është mosha që mund të ketë truri juaj tani

Në një studim të fundit ndërsektorësh, studiuesit analizuan ndikimin e obezitetit në tru dhe zbuluan se truri i njerëzve obezë është 10 herë më i plakur se moshatarët e tyre në moshë të mesme

Studimi i botuar në revistën “Neurobiology of Aging”, hetoi trurin e 473 personave nga mosha 20 deri në moshën 87 vjeç, për të parë nëse obeziteti është i lidhur me plakjen e trurit.

Pasi shqyrtuan rast pas rasti, studiuesit “vunë re dallime të habitshme në vëllimin e materies së bardhë të trurit tek personat mbipeshë, krahasuar me atë të personave me peshë normale.

Tek individët mbipeshë u vu re një reduktim i zgjeruar i shtresës së bardhë në tru në krahasim me njerëzit e tjerë”, – raportohet në Universitetin e Cambridge.

“Meqenëse edhe truri plaket, me kalimin e kohës, ai tkurret në madhësi, por nuk dihet nëse njerëzit mbipeshë kanë reduktim të madh në sasinë e materies së bardhë”, – tha Dr. Lisa Ronan nga Departamenti i Psikiatrisë, pas studimit.

Sipas të dhënave të publikuara nga studimi, truri i një personi mbipeshë në moshën 50-vjeçare duket si ai i një personi 60-vjeçar me peshë normale.

Studiuesit thanë se duhen bërë më shumë studime për të sqaruar se si ndikon obeziteti në tru.